Është barbari ta propozosh abortin si të drejtë universale
(01.12.2008 RV) “Një nismë e tillë është diçka e trishtuar, që të indinjon
– pohon imzot Çelestino Miliore lidhur me diskutimin që do të organizohet më 10 dhjetorin
e ardhshëm në Asamblenë e përgjigjthem të Kombeve të Bashkuara për ta shtuar edhe
abortin ndërmjet të drejtave universale të njeriut. Kërkesa është bërë nga një grup
organizatorësh, që e mbështesin abortin. Imzot Miliore e dënon, duke nënvizuar
se kjo nismë hedh poshtë gjithë sistemin e të drejtave të njeriut, sepse nuk na çon
në riorganizimin e tyre, por në rrugëzgjidhje personale. Për më tepër përfaqëson hyrjen
në parimin e lashtë e të padëshirueshëm për njerëzimin: ‘Homo homini lupus’ – ‘Njeriu
është ujk për njeriun’. Kjo s’është tjetër, veçse mizori moderne, e cila e minon
dhe e shkatërron shoqërinë nga brënda!