2008-11-30 12:32:45

Koncert për kujtim të Papës Gjon Palit II


(30.11.2008 RV)Dje, në teatrin Kapranika të Romës, u organizua një koncert me rastin e 30-vjetorit të zgjedhjes së Papës Vojtila në fronin e Shën Pjetrit. Organizatore ishte Qendra për përhapjen e mendimit të Gjon Palit II, me seli në Varshavë. U interpretua një kantatë, kompozuar nga Joakim Mencel, me tekst të një poezie shkruar nga Karol Vojtila, titulluar: “Dashuria më shpjegoi gjithçka”.







All the contents on this site are copyrighted ©.