Benedikti XVI e kremtoi të Dielën I të Ardhjes në famullinë romake të Shën Lorencit
jashtë Mureve.
(30.11.2008 RV)Sot Kisha kremtoi
të Dielën e parë të Kohës së Ardhjes: duke nisur që sot për të leximet e së dielës
do të përdoret Leksionari 'B'. Të dielën e parë të Kohës së Ardhjes Ati i Shenjtë
e kremtoi në famullinë romake të Shën Lorencit jashtë Mureve, ku ishte në vizitë baritore,
për mbylljen e kremtimeve të vitit lorencian, organizuar në përkujtim të 1750 vjetorit
të martirizimit të Diakonit shenjt. Gjatë Vitit, që u hap më 1 janarin e kaluar nga
kardinali Kamilo Ruini, mijëra shtegtarë nga dioqezat e ndryshme italiane, franceze,
gjermane e spanjolle, që i kushtohen Shenjtit, u gjunjëzuan në lutje te varri i tij.
Lorenci, njëri nga shatë diakonët e Romës, u dënua në vitin 258 nën Valerianin sepse
mbrojti pasuritë e Kishës, që ishin caktuar për të ndihmuar të varfërit. Aty ku u
martirizua, u ngrit bazilika, që u zgjërua e u zbukuruara nga Perandori Kostandini
I e nga papët e shekujve të mëvonshëm. Shën Lorenci është pajtor i qytetit Hueska
në Spanjë, ku nderohet kujtimi i prindërve të tij, Shën Orenci e Paciencia.