2008-11-29 17:47:13

E Diella e parë e t’Ardhunit.


(29.11.2008 RV)T’Ardhunt e Krishtit ditën e Gjyqit të mbramë âsht ideja kryesore e kësaj së dielle. Ungjilli i Meshës e paralajmon Ditën e gjyqit posi ngjarjen e mndershme të fundit, kur tanë njerzët kanë për t’a pá e për t’a njoftë Shelbuesin jo mâ si Zotin e mëshirshëm, por posi Gjyqtarin e rrebtë të drejtësisë hyjnore. Para kësaj drejtësije vetëm veprat e mira kanë për të na dalë zot e kanë për të na pështue për amshim. Këndej nevoja e këtyne veprave në gatim t’Ardhunit të Parë të Krishtit, natën e Këshndellave (Antifona e Lutja mbas Kungimit). Shën Pali në Letrën e ditës na grishë të braktisim veprat e territ: grykësinë, pijen, fëlligështinë, degamet, smirën dhe në vendin e tyne të rrokim armët e dritës, tuj ndjekë shembujt e Krishtit e mësimet e tija hyjnore. Kjo âsht përtrimja e jetës, e cila duhet të vërtetohet ditën e Krishtlindjes. Të fillojmë, prandej, ç’me tash të pajisemi me ato virtyte dhe të pasunohemi me ato vepra, të cilat janë të dêja për të kremte qi po afrohet.
Roje, uratë e pendesë kerkon Kisha prej tejet mbrenda kësaj kohe gatimi e pritje, po deshte qi Krishti të léjë shpirtnisht në zemër tande në t’Ardhun të Parë dhe të kunorojë madhënisht në t’Ardhun të Dytë.
 Meshari i të kremteve, Perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt OFM, fq. 7, Romë 1966







All the contents on this site are copyrighted ©.