2008-11-28 16:43:06

Lumnimi i parë në Kubë: në nderimet e elterit vlla Olalo Valdés, apostull i të sëmurëve. Papa ia beson kubanët.


(28.11.2008 RV)RealAudioMP3 Papa ia beson popullin kuban ‘mbrojtjes së tij qiellore’. Është fjala për Lumnimin e Shërbëtorit të Zotit, Jozef Olalo Valdés, rregulltar i Urdhërit Spitalor të Shën Gjonit të Zotit, që nesër do të shpallet i Lum në qytetin kuban Kamaguej.
Meshën shenjte me ritin e lumnimit do ta kryesojë kardinali Zhoze Saraiva Martins, prefekt nderi i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, përfaqësues i Atit të Shenjtë.
Vëlla Olalo është i lumi i dytë Kuban, por i pari që shpallet i lum në Kubë, ku zjejnë përgatitjet për kremtimin, i cili do të transmetohet edhe nga televizioni shtetëror. E kjo, për arsye se rregulltari, që do të shpallet i lum, nderohet me të njëjtin përkushtim nga besimtarët e jo besimtarët, duke bashkuar kështu rreth elterit, fizikisht e shpirtërisht, mbarë popullin kuban.







All the contents on this site are copyrighted ©.