2008-11-28 16:48:11

Atë Gjergj Fishta: Sugrite mortui!


(28.11.2008 RV)Çohi, të dekun!

[...] E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mní,
Qi flije t'bahet ndo'i Shqyptár m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bâni fli
Për shqyptari, me shue çdo mní mizore. -
Oh! edhè pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Drî
E porsi krandja e thát n'nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me zâ,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

 

 
Marrë nga ‘Mrizi i Zânave”, Shkoder, Shtypshkroja “A. GJ. Fishta”, 1941, fq. 47
 







All the contents on this site are copyrighted ©.