2008-11-27 17:06:09

Shpresat tek e ardhmja. Bashkësia e Tezesë mbledh në Kenia të rinj nga e gjithë bota.


(27.11.2008 RV)RealAudioMP3 Me mijëra të rinj nga e gjithë bota mbërritën në Najrobi, në Kenia, për takimin ndërkombëtar “Të bashkëndajmë shpresën”, organizuar me nismën e Bashkësisë së Tezesë. Që nga 1995 e deri tani janë tri takimet e organizuar nëpër botë nga kjo bashkësi për t’u dhënë mundësi të rinjëve të njihen e të ndajnë me njëri-tjetrin shpresat tek e ardhmja. Por cili është synimi i këtij takimi rinor ndërkombëtar? Këtë pyetje ia drejtuam Frer Luk:

Përgjigje: Synimi është t’i ftojmë të rinjtë të dëgjojnë Zotin, të piqen me njëri-tjetrin për të fituar përvojë vetjake nga takimi me Zotin, por edhe nga takimi me Kishën universale. Frer Rozher e kishte kuptuar prej vitesh rëndësinë e këtij shtegtimi që, siç quhet ndryshe, është “shtegtim i besimit nëpër botë”. E kishim organizuar në shumë kontinente prandaj ishte e rëndësishme të bëhej edhe këtu, për të rinjtë afrikanë. Për këtë arsye kishte dy vjet që përgatiteshim për këtë takim rinor në Najrobi.







All the contents on this site are copyrighted ©.