2008-11-25 16:15:29

Katolikosi i armenëve për vizitë e kremtim ekumenik në Bazilikën e Shën Palit


(25.11.2008 RV)Katolikosi i Cilicisë së Armenëve, Shenjtëria e Tij Aram I, ashtu si krerë e eksponentë të tjerë të Kishave ortodokse, shkoi dje si shtegtar në Bazilikën Papnore të Shën Palit jashtë mureve për të marrë pjesë në kremtimet e dymijë vjetarit të lindjes së Apostullit të Popujve. I shoqëruar nga dhjetë kryeipeshkvij e ipeshkvij dhe nga krerët e dikastereve të ndryshme të Vatikanit, Aram I u ndal në lutje pranë Varrit të Shën Palit e sëbashku me murgjërit e abacisë thanë një lutje të përbashkët ekumenike para elterit, të kryesuar nga vetë Katolikosi dhe nga kryetari i Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve, kardinali Valter Kasper. Më pas, Aram I bëri një meditim mbi rolin e jashtëzakonshëm të Shën Palit në historinë e krishterimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.