2008-11-22 13:41:54

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 34-të - Krishti Mbret ‘A’


(22.11.2008. R.V.)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj radhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 34-të gjatë e të fundit gjatë vitit kishtar ciklit të parë, sipas kalendarit të liturgjik të kishës, të cilën të diele, Kisha ia kushton solemnitetit të Krishtit Mbret.
Kjo festë e re liturgjike, siç dihet është themeluar nga Papa Piu XI më 1925, e mbyll vitin kishtar me një vizion të Krishtit Mbret të gjithësisë . Në qendër të skenës së kësaj feste, liturgjia e Fjalës e posaçërisht Ungjilli na paraqet Krishtin, Alfa e Omega, të ulur mbi fronin e vet të madhërishëm, si Zotërues i historisë e i mbarë njerëzimit. Ai gjykon me mëshirë e në të vërtetë, Ai i ndanë të mirët prej të këqijve si aktin e mbramë të mbretërisë së tij tokësore e si gjestin e parë të Mbretërisë së tij të lavdishme Hyjnore, që ofron falje e shpëtim.
Pra, në këtë të diele të fundit të vitit liturgjik (kishtar), Shën Mateu në pjesën e Ungjillit na paraqet Birin e njeriut, Krishtin Zot, në madhërinë e tij lavdishme. Ai është alfa e omega, fillim e plotësim i historisë: liturgjia e Fjalës së Zotit kësaj radhe përqendrohet mbi mbarimin e botës, mbi pikën omega. Një poet thoshte se “jeta kuptohet duke e shikuar mbarimin e saj”, ne duke parafrazuar mund të themi se: “kuptimi i historisë kuptohet duke mbajtur para sysh kulimin e saj”. Mbarimi është edhe caku i jetës. E pikërisht këtë bënë Shën Mateu ungjilltar, duke na propozuar në pjesën ungjillore të kësaj së diele, fjalimin e Jezusit mbi “gjyqin universal”, mbi gjyqin e mbramë. Epilogu i jetës tokësore i Mësuesit: Krishti, të cilin njerëzit e dënojnë dhe refuzojnë, lartohet mbi ta si gjykatësi suprem. Në vdekjen e tij tragjike, Jezusi do të tregohet si Zotëri e sundues i historisë, si mbret i gjithësisë, si gjykatës i të gjithëve.
Mirëpo, paradoksi i krishterë është se Gjykatësi është një bari, bariu është Qengji, gjyqi e gjykimi është mëshira.: “në mbarim do të gjykohemi mbi dashurinë” thotë Shën Gjoni i Kryqit.
Kështu, festa e Krishtit Mbret, apo e diela e fundit e këtij viti liturgjik, është bartëse e mesazhit të shpresës për të gjithë ne që duam ta besojmë e ta jetojmë Fjalën e Zotit. Jezusi premton se do të vijë si mbret i lavdishëm, për të mbyllur historinë tonë, si dhe atë të botës mbarë, e për të hapur kalimin e mistershëm në jetën e amshuar në Hyjin.
Tani ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.