Motrat ‘Bijat e Dashurisë Hyjnore’ kremtojnë 140 vjetorin e themelimit.
(21.11.2008 R.V.)Mbi vlerën e këtij përvjetori dhe veprimtarinë e sotme të
Motrave Bijat e Dashurisë Hyjnore në trevat shqiptare, në mikrofonin e Radio Vatikanit
flet motër Florinda Shkrepa nga Laçi i Kurbinit, Shqipëri. 1. Motër Florinda
diçka mbi Historikun e Motrave Bijat e Dashurisë Hyjnore?........ "Kongregata
jonë Bijat e Dashurisë Hyjnore u themelua nga nëna Franciska Lechner në Vjenë të Austrisë
më 21 nëntor 1868, festën e Paraqitjes së Zojës-pra 140 vite. Si çdo themelues edhe
Themeluesja jonë ka pasur vështirësitë e veta në proçesin e themelimit të Kongregatës,
por atë që Zoti e kishte mbjellur në shpirtin e saj që nga fëmijëria ajo u mundua
ta rrisë e zhvillojë me anë të fesë dhe kështu dëshira për t’ju kushtuar Zotit dhe
të varfërve u bë realitet. Më 5 nëntor të vitit 1880 miratimi i statutit të Kongregatës
nga ana e kryeipeshkvisë së Vjenës. Më daten 26.7.1884 me dekretin papnor u miratuan
përkohësisht qëllimet e Kongregatës dhe u lejua statuti. Më 18 gusht 1897 u miratua
përfundimisht Kongregata e Bijave të Dashurisë Hyjnore.Qëllimi
i Kongregatës ishte t’i ndihmojë vajzat e varfëra (që në atë kohë vinin në qytet dhe
nuk kishin mbështetje), edukimi dhe arsimimi, duke bërë të dukshme dashurinë e Zotit
ndër njerëz për shpëtimin e shpirtërave. Jemi Kongregatë e hapur për nevojat e Kishës,
me anë të apostullatit tonë shoqërorë, edukativ dhe baritorë. Sipas statistikës së
këtij viti jemi 1200 anëtare të Kongregatës që veprojmë në Europë, në Amerikën Veriore,
Jugore dhe në Afrikë. Motoja jonë është “Gjithçka për Zotin, për të varfërit dhe
për Kongregatën”.
Motër Florinda, si arrini ta aktualizoni
karizmën e nënës Franciska Lechner në realitetin e sotëm shqiptar?
"Duke
pasur parasysh qëllimin e Themelueses për këtë Kongregatë dhe realitetin e sotëm shqiptarë,
mund të them se karizma jonë i përputhet plotësisht nevojave të Kishës dhe shoqërisë
në të cilën jetojmë. Ajo dëshironte që ne si Bija të Dashurisë Hyjnore, këtë dashuri
që e marrim nga Zoti-Trini burim i pashtershëm dashurie, ta derdhim pra dhurojmë për
të tjerët. E kjo vihet në veprim me anë të mjeteve të ndryshme, veprimtarive dhe aktiviteteve.
Pra këtë edhe ne e aktualizojmë me apostullatin tonë shoqërorë, edukativ dhe baritorë,
sipas nevojave të Kishës e shoqërisë tonë shqiptare, e cila ka nevojë për nxitje dhe
shpresë. Ne si Bija të Dashurisë Hyjnore që veprojmë në Kosovë e Shqipëri, në çdo
veprimtari që bëjmë mundohemi që si Themeluesja jonë ta bëjmë të dukshme dashurinë
e Zotit në tokë".
Ju si Motra Bija të Dashurisë Hyjnore
në të cilat vende jeni të pranishme ndër shqiptarë?
Veprimtaria e
motrave tona ndër shqiptarë ka filluar në vitin 1961 në Kosovë, ku tani për tani kemi
dy bashkësi – në Binçë dhe Ferizaj. Aty motrat merren me katekizëm, përgatitje liturgjike,vizita
nëpër familje, në fshatin Binçë të Vitisë kemi dhe një ambulancë, ku njerëzit vinë
pandërprerë për shërbime të ndryshme. Atëherë pas lirisë së fesë në Shqipëri, Bijat
e Dashurisë Hyjnore tregojnë gatishmërinë e tyre për nevojat e Kishës dhe në vitin
1992 vinë në Laç të Kurbinit, gjithashtu kemi dy bashkësi formimi (për kandidate dhe
novice) në Shkodër dhe një në periferi ku motrat punojnë në famullinë e Grudës. Prej
gati dy viteve shërbejmë edhe në Tiranë – në Arqipeshkëvni. Veprimtaria jonë është
e shtrirë edhe ndër shqiptarët që ndodhen jashtë vendit – në Zvicër, prej vitit 2001,
ku motrat tona punojnë në Misionin Katolik për Shqiptarë dhe kryesisht atje merren
me katekizëm e apostullat e punë tjera që kërkon Kisha e veprimtaria ungjillëzuese. Këtu
mund të dëgjoni intervisten tonë me motrën Florinda Shkrepa.....