Hilari Klinton, sekretarja e re e shtetit në qeverinë Obama
(21.11.2008 RV)Hilari Klinton, senatorja demokrate, në garë sëbashku me Barak
Obamën për presidencën amerikane, do të zëvendësojë sekretaren e shtetit, Kondolica
Rajs, në kabinetin e ri qeveritar. Zyrtarizimi publik i emërimit të saj do të bëhet,
sipas gjasave, pas 27 nëntorit, Dita e Falenderimit, festë në SHBA.