2008-11-20 15:03:59

Gjuha shqipe dhe dialektet në qendër të takimit të sivjetëm festiv në rrethin kulturor arbëresh "Besa" në Romë


(20.11.2008 RV)RealAudioMP3 Afrohet festa kombëtare e shqiptarëve, 28 nëntori e, me të, nisin edhe ftesat për kremtimet 2008.
Sipas traditës, edhe sivjet arbëreshë e shqiptarë janë të ftuar të takohen në mjediset e Rrethit italo-shqiptar të Kulturës ‘Besa’, në Via dei Greci, 46 – Romë.
Sivjet në takimin, që do të organizohet të shtunën, më 22 nëntor 2008, ora 17. 30, në sallën e Rrethit “Besa”, do të mbahet një konferencë mbi “Gjuhën shqipe dhe të folmet e saj dialektore (Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Greqi, Kroaci), bazuar tek ‘Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe’, 2 vëllime, botuar në Napoli , 2007-2008.
Në Konferencë do të flasin profesor Italo Kostante Fortino i Universitetit ‘L’Orientale’ të Napolit dhe studiuesja Merita Bruci, e të njëjtit universitet. Pikërisht prof. Fortinon e ftuam në mikrofonin tonë për të na folur më hollësisht për këtë mbrëmje kulturore:

U kujtojmë dëgjuesve, se përveç mbrëmjes kulturore të së shtunës, 22 nëntor, në orën 17.30, të dielën, 23 nëntor, në orën 10. 30, gjithnjë pranë Kishës së Shën Athanasit, për të gjithë popullsitë që flasin këtë gjuhë në Atdhe e nëpër botë, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore në gjuhën shqipe.








All the contents on this site are copyrighted ©.