2008-11-19 17:56:17

Protestë në Kosovë kundër planit për shtrirjen e Eulex-it


(19.11.2008 RV)Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës protestuan sot në Prishtinë për të kundërshtuar planin gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Manifestuesit, duke iu përgjigjur thirrjes së shumë organizatave joqeveritare, kanë kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe kanë kërkuar respektimin e sovranitetit të vendit, i cili garantohet me Kushtetutë. Kjo protestë u zhvillua vetëm një ditë pasi krerët e institucioneve të Kosovës hodhën poshtë planin e OKB së dhe propozuan një plan të ri prej katër pikash për shtrirjen e EULEX it në Kosovë. Të dëgjojmë më hollësisht, Rabije Ibrajn nga PrishtinaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.