2008-11-19 17:57:44

Në Liverpul, seminar mbi emigracionin me temë:"Isha i huaj e më përbujtët"


(20.11.2008 RV)Filloi dje e përfundon më 23 nëntor në Liverpul, seminari mbi temën “Isha i huaj e më përbujtët. Emigracioni si hapësirë e re ungjillëzimi e solidariteti”. Takimi është organizuar nga Simpoziumi i Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës e Madagaskarit dhe nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore Evropiane. Iniciativa bën pjesë në kuadrin e shkëmbimeve vjetore të ipeshkvijve afrikanë me ata evropianë, filluar me simpoziumin e vitit 2004 në Romë mbi temat e bashkimit e të solidaritetit ndërmjet Afrikës dhe Evropës. Seminari u hap me një reflektim mbi mikpritjen e emigrantëve sipas perspektivës bibliko-teologjike, për të shqyrtuar më pas fenomenin e emigracionit ndërmjet dy kontinenteve, në kuadrin e politikave afrikane e evropiane. Interesant do të jetë pa dyshim debati publik mbi temën “Skllavëria në histori e skllavëritë e reja”, në program për të premten, 21 nëntor.







All the contents on this site are copyrighted ©.