2008-11-19 17:57:00

Al Kaida: "Obama është kamarier negër në shërbim të të bardhëve"


(19.11.2008 RV)Reagimi i parë i organizatës terroriste “Al Kaida” ndaj zgjedhjes së Barak Obamës si president i SHBA-ve. Në një mesazh audio, Ajman Al Zavahiri, numri 2 i Al Kaidës, thotë se Obama “nuk është zezak amerikan i ndershëm”, por “kamarier negër” në shërbim të të bardhëve. Pas batutave, arësyeja e vërtetë e zemërimit të Al Zavahirit: sipas tij, presidenti i ri amerikan nuk do të arrijë të zhvendosë më shumë trupa në Afganistan, siç është qëllimi i tij i deklaruar.







All the contents on this site are copyrighted ©.