2008-11-18 16:04:08

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Bertone përuroi sot librarinë e re në Sheshin e Shën Pjetrit.


(28.11.2008 R.V.) RealAudioMP3 “Sot, gjithnjë më shumë, pranë vendeve të kultit është mirë të rriten edhe vendet e përhapjes të së vërtetës, hapësira të kërkimit e të thellimit të mesazhit të krishterë të mishëruar në shoqëri, në mënyrë që të përhapet e ta brumosë botën”: kështu u shpreh mes të tjerash kard. Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, me rastin e përurimit sot paradite të Librarisë ndërkombëtare "Benedikti XVI", pika e tretë e shitjes së librave që Shtëpia Botuese e Libraria e Vatikanit ka dashur t’ia kushtojë një pape.
“Në botën e globalizuar të pas-modernitetit – tha kardinali Bertone – ku shekullarizimi e ndan gjithnjë e më tepër njeriun nga Zoti e si pasojë, edhe njerëzit ndërmjet tyre, kjo librari synon të përfaqësojë të renë gjithnjë aktuale të fesë së krishterë, që përmbahet në pandryshueshmërinë e Fjalës së Zotit, e Fjala Hyjnore është në rrënjët e historisë njerëzore”.
“Kjo librari - vijoi kardinali Bertone – dëshiron të jetë një ‘agora’, pra një vend, që përforcon mësimin e Pasardhësit të Pjetrit e të Ipeshkvijve, dhe dëshiron t’i japë zë kulturës katolike në mënyrë që të ndikojë në indin e njerëzimit të sotëm”. Edhe data e përurimit të kësaj librarie, në ditën e përkushtimit të Bazilikave të shenjtërve apostuj Pjetër e Pal, është zgjedhur “për të treguar lidhjen që kjo librari dëshrion të ketë me Atin e Shenjtë.
Pas librarisë ndërkombëtare "Gjon Pali II" e asaj "Pali VI", libraria e re – tha sekretari i Shtetit të Vatikanit –“integrohet e bashkëvepron me Shërbimin Fotografik të L’Osservatore Romano-s e të Guvernatoratit të Shtetit të Vatikanit”.
“Ekziston një lidhje e sigurtë mes këtij lokali e sheshit të Shën Pjetrit”, vijoi kard. Bertone duke iu referuar sheshit të Vatikanit, që “me Bazilikën e Shën Pjetrit është zemra e botës katolike, në mënyrë që të jetë gjithnjë më shumë shenjë e dukshme dhe elokuente e atij log kuvendi, ‘agoraje’ të lashtë, ku takoheshin gra e burra në kërkimin e sinqertë të së vërtetës”.
Për kardinalin Bertone, “edhe sot sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan është i hapur ndaj të gjithëve”, vend “ku shumë persona në kërkim të ‘Zotit të panjohur’ e takojnë të vërtetën përmes dëgjimit të një fjale të qartë nga një zë i sigurtë: është fjala e Papës”, që i drejtohet “njeriut të mijëvjeçarit të tretë, shpesh i shqetësuar, i pasigurtë, nganjëherë deri edhe plot ankth e i pashpresë”. “
Mund të themi prandaj, se këtu, në këtë librari, duam të krijojmë një tjetër shesh, të lidhur me atë të Shën Pjetrit, në të cilin hyhet për të takuar Zotin”, përfundoi sekretari i Shtetit të Vatikanit, duke e quajtur librarinë e re një “vend i ungjillëzimit e i promovimit të vërtetë njerëzor”.







All the contents on this site are copyrighted ©.