2008-11-18 16:41:59

Gjykata e Hagës: përparimet e Serbisë të pamjaftueshme


(18.11.2008 RV)“Ka përparime, por jo të mjaftueshme”. Kështu e përkufizoi sot në Beograd bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, kryeprokurori i kësaj të fundit, Serzh Bramerc. Pas një vizite dy ditore, Bramerc saktësoi se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat e Gjykatës. Pas arrestimit të ish-liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, mbetet akoma i lirë ish-gjenerali Ratko Mladiq. Kryeprokurori për krimet në ish-Jugosllavi u takua sot me presidentin Boris Tadiç, me kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe me ministrin e jashtëm Vuk Jeremiç, të cilët i përsëritën vullnetin e patundur për të realizuar arrestimin e Mladiqit dhe të liderit të serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiq. Pikërisht sot, Gjykata e Hagës u deklarua kompetente edhe për krimet e spastrimit etnik në Republikën e Kroacisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.