2008-11-17 18:30:25

Ushtarët amerikanë do të largohen nga Iraku në vitin 2011


(17.11.2008 RV)Ministri i jashtëm irakian, Zebari dhe ambasadori amerikan në Bagdad, Kroker nënshkruan sot marrëveshjen e miratuar dje nga qeveria irakiane mbi të ardhmen e trupave të SHBA-ve në Irak. Sipas saj, ushtari i fundit amerikan do të largohet nga Iraku në mbarim të vitit 2011. Teksti, i përbërë nga 31 nene, përshkruan kuadrin juridik të pranisë ushtarake amerikane, pas skadimit të mandatit të OKB-së në fund të këtij viti e deri më 31 dhjetor 2011. Marrëveshja është pjesë e impenjimit të presidentit të ri amerikan, Barak Obama për Irakun, por nesër duhet të fillojë diskutimi i saj në parlamentin irakian, i cili, pa e ndryshuar, do të votojë për të më 24 nëntor.







All the contents on this site are copyrighted ©.