2008-11-14 18:07:23

Qyteti qipriot Nikozia që nesër do të jetë teatër i Takimit të 22-të “Njerëz e Besime”, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit.


(14.11.2008 RV)Është fjala për një takim të përvitshëm, që mbledh burra e gra të kulturave e të feve të ndryshme, nën shenjën e dialogut e të paqes. Kujtojmë se Qipro është selia e një Kishe të madhe ortodokse, vend ku shkelën Apostujt Pali e Barnaba e, në vitin kushtuar Apostullit të Popujve, takimi merr një ngarkesë të posaçme shpirtërore, sepse kujton nga afër ungjillëzimin e lashtë të kësaj toke, duke shprehur edhe respektin për kishën e madhe ortodokse, që mikpret takimin “Njerëz e Besime”. Mund të themi se kemi të bëjmë me një shenjë ekumenizmi konkret e me një mesazh të ndjeshëm paqeje.







All the contents on this site are copyrighted ©.