2008-11-12 16:39:44

Obama e falënderon Benediktin XVI për mesazhin e urimeve


(12.11.2008 RV)Kontakti i parë i drejtpërdrejtë i Barak Obamës me Benediktin XVI: dje presidenti i ri i SHBA pati një bisedë telefonike me Papën, të cilin e falënderoi për mesazhin e urimit dërguar të nesërmën e zgjedhjes së tij.
Kujtojmë se Papa, përmes ambasadës së SHBA-së pranë Selisë së Shenjtë, i dërgoi një mesazh presidentit të zgjedhur, Barak Obama, në të cilin, duke e uruar atë e familjen e tij e duke e quajtur këtë zgjedhje ngjarje historike, e siguroi se i lutet Zotit ta ndihmojë në kryerjen e detyrave të larta në vend e në bashkësinë ndërkombëtare dhe ta bekojë atë e popullin amerikan, që së bashku me të gjithë njerëzit vullnetmirë, të mund të ndërtohet një botë me paqe, solidaritet e drejtësi.








All the contents on this site are copyrighted ©.