2008-11-11 15:22:09

Thirrje e nuncit apostolik në Kenia, imzot Lebopë, për lirimin e rregulltareve italiane, rrëmbyer në kufi me Somalinë.


(11.11.2008 RV)RealAudioMP3 Asnjë lajm i ri për fatin e dy misionareve italiane, motër Katerina Gjiraudo e motër Maria Tereza Oliviero, të rrëmbyera para dy ditësh në një fshat në kufirin ndërmjet Kenias e Somalisë. Zhvillimet e ngjarjes ndiqen nga afër prej Vatikanit, që merr pjesë në shqetësimin e thellë të ‘Lëvizjes Kundruese Misionare Atë Fuko” të Kuneos, në të cilën bëjnë pjesë dy rregulltaret. Prokuroria e Romës ka filluar hetimet për rrëmbimin e tyre, ndërsa nunci apostolik në Kenia, imzot Alë Pol Lebopë, u bën thirrje rrëmbyesve t’i lirojnë sa më shpejt motrat italiane dhe i fton gjithë besimtarët të luten për lirimin e rregulltareve, që i shërbejnë prej 20 vjetësh të varfërve në vendin afrikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.