2008-11-10 19:09:33

Presidenti Topi në Gjirokastër: Përgjegjësit para drejtësisë .


(10.11.2008 R.V.)Presidenti Bamir Topi mbërrin ne Gjirokastër për të parë nga afër situatën pas ngjarjes së rende të një ditë me pare ku një pallat 5-katesh u shemb duke shkaktuar tre të vdekur. Duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe duke qenë pranë tyre ne këto momente te vështira, presidenti i beri apel organeve te drejtësisë se Gjirokastrës qe te zbardhin ngjarjen dhe t'i vene përgjegjësit para drejtësisë. Kreu i shtetit u takua me përfaqësues te Shtabit te Emergjencës dhe shprehu falënderimet e tij për ata qe dhanë ndihmësen e tyre në këtë situate të vështire.
Gjendet ne rrënoja trupi i 13-vjeçares Anxhela Dalani, e cila bashke me nënën e saj Valbona gjeti vdekjen nga shembja e pallatit ku ajo banonte ne Gjirokastër. Nene e bije dhe 65-vjeçarja Parashqevi Zoto janë tre viktimat e ngjarjes se rende qe ndodhi mesditën e djeshme ne qytetin jugor. Familjaret kane pritur me ankth dhe me shprese deri ne momentin e fundit për te mbijetuar, por fatkeqësisht këto tre persona nuk kane mundur te shpëtojnë gjalle. Forcat speciale shqiptare ne bashkëpunim me ato te Janinës prej ditës se djeshme nisen operacionin e shpëtimit, ndërkohë qe tani u takon zyrtareve te vendosin se kur do te shembet përfundimisht pallati, pasi ndërtesa është rrezik edhe për kalimtaret.

Kryeministri Sali Berisha kërkoi të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që "drejtësia të zbërthejë tërësisht zinxhirin e përgjegjësive për ngjarjen e Gjirokastrës".
"Ne kërkojmë hetimin më të plotë të kësaj ngjarjeje tepër të rëndë, e cila tronditi thellë qytetin e Gjirokastrës dhe Shqipërinë. Drejtësia duhet të vendosë para ligjit të gjithë autorët të cilët shkaktuan këtë akt shumë të rëndë. Këtë gjë kërkon Gjirokastra dhe gjithë Shqipëria", u shpreh Kryeministri.
Duke theksuar se "hetimet po vazhdojnë intensivisht", Kryeministri shprehu besimin se "ato do të jenë të plota dhe do të zbardhin të gjithë të vërtetën tejet të hidhur të kësaj ngjarjeje të rëndë".
"Policia dhe prokuroria nisën menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Policia ndaloi drejtuesit e firmës, të cilët në një akt më të shëmtuar sesa krimi që ndodhi, po ia mbathnin për t'u larguar nga Shqipëri. Me këtë rast, dua të theksoj se qëndrimi ynë nuk mund të jetë kurrë qëndrimi i moralit të zotit Rama", tha Kryeministri.
Sipas tij "në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast, qeveria nuk do të brohorasë 'rroftë vdekja, poshtë opozita'", pasi ky nuk është morali ynë".
Në përfundim, Kreu i Qeverisë i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave sikurse garantoi se "qeveria do të marrë të gjitha masat për të normalizuar jetën e qytetarëve"







All the contents on this site are copyrighted ©.