2008-11-10 19:12:05

Asnjë marrëveshje në bisedime për Eulex. Kermabon theksoi se EULEX i do të ndërtojë një partneritet të fortë me shoqërinë civile.


(10.11.2008 R.V.)Janë mbyllur pa asnjë marrëveshje bisedimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe ambasadoreve te huaj nëe Prishtinë. Bisedimet e zhvilluara mbrëmjen e se dielës kishin si temë kryesore propozimin 6-pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për dialogun me Serbinë. Nje nga çështjet ishte edhe vendosja e misionit EULEX ne veri te Kosovës. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura e pa asnjë deklaratë.
Liderët kosovarë, presidenti dhe kryeministri e kanë hedhur poshtë propozimin 6-pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për dialogun me Serbinë me arsyetimin se ai cenon sovranitetin e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, presidenti dhe kryeministri vazhdojnë të këmbëngulin se i vetmi plan i zbatueshëm në Kosovë mbetet plani i Ahtisarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun nesër do të raportojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për 6 pikat e tij dhe nëse ato janë pranuar apo refuzuar nga Beogradi dhe Prishtina.
Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë nga drejtuesit e institucioneve që të ngulin këmbë dhe mos të pranojnë kompromisin që bashkësia ndërkombëtare është duke u përpjekur të arrijë si një zgjidhje për vendosjen e EULEX-it nën kushtet të cilat i ka vendosur Beogradi.

Shefi i EULEX it, Iv dë Kermabon thotë se misioni EULEX do të mbështesë autoritetet e Kosovës nëpërmjet këshillave dhe udhëzimeve në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, duke saktësuar sektorin e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Gjithashtu Kermabon theksoi se EULEX i do të ndërtojë një partneritet të fortë me shoqërinë civile dhe do të ndihmojë krijimin e një kulture bashkëpunimi mes institucioneve të vendit dhe shoqërisë civile. "Roli i EULEX it është që të ndihmojë në zhvillimin e gjyqësorit, policisë dhe doganave të paanshme dhe shumetnike, e gjithashtu të sigurojë se këto institucione janë të lira nga ndërhyrjet politike", vlerësoi Kermabon në një debat me temë "Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë", që u organizua nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe "Safervorld" me të ftuar nga EULEX i, institucionet e Kosovës dhe shoqëria civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.