2008-11-10 17:58:45

8 nëntori 1464 datë e shkrimit të 'Formulës së Pagëzimit' nga imzot Pal Engjëlli


(Nëntor R.V.) Duke shfletuar kalendarin historik, më 8 nëntor përkujtojmë datën e shkrimit të dokumentit kishtar të kryeipeshkëvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, latinisht, në të cilin dokument gjendet në gjuhën shqipe “FORMULA E PAGEZIMIT”, që deri më sot konsiderohet si dokumenti i parë shqip që njihet e që mbanë datën e 8 nëntorit të vitit 1462.
Dokumenti i kryeipeshkëvit shqiptar imzot Pal Engjëllit, mik, këshilltar e bashkëpunëtor i afërt i Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur nga historiani rumun Nicolae Jorga më 1915.
Dokumenti është fryt i vizitës baritore që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli bëri si bari e udhëheqës shpirtëror i gjirgjës së Zotit, nëpër Kisha famullitare dhe vise të kryedioqezës së Durrësit. Në mbarim të kësaj vizite imzot Pal Engjëlli paraqet pasqyrën e gjendjes së organizimit të Kishës, situatën e vështirë të banorëve e besimtarëve, problemet e mëdha ekonomike e rreziqet që i kanoseshin aso kohe popullsisë dhe duke u lënë porosi, në rend të parë priftërinjve por edhe besimtarëve (banorëve) të pagëzonin foshnjat në rast të rrezikut të vdekjes me fjalët e Formulës së ritualit kishtar të Pagëzimit…
“Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”. Së fundi në këtë dokument imzot Pal Engjëlli u kërkon Eprorëve të Kishës së Romës të ndihmojnë popullsinë e varfër e të vuajtur të këtyre viseve.







All the contents on this site are copyrighted ©.