2008-11-08 17:06:54

Liturgjia e Fjalës së Zotit e festës së kushtimit të Bazilikës së Lateranit


(08.11.2008 RV)Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të festës së kushtimit të Bazilikës së Lateranit në Romë.
Këtë të diele, kremtojmë festën e katedrales së Romës, nënë e të gjitha Kishave të botës e pik referimi e sigurt për pastërtinë e fesë së krishterë: në Kishën Katedrale të Romës banon pasardhësi i Shën Pjetrit Apostull, Papa Benedikti XVI, shkëmb i Kishës, i thirrur nga Jezu Krishti për t'i përforcuar vëllezërit në fe. Po kujtojmë se Bazilika e Lateranit në Romë është ndërtuar nga Kostantini gjatë papnisë së Silvestrit të I, papë (314-335). Është "katedra" e Kishës së Romës, pikërisht aty ku gjendet "katedra" e pasardhësit të Shën Pjetrit Apostull, pik e sigurt referimi për bashkimin e fesë të botës mbarë; nga këtu vjen edhe titulli “ nënë e të gjitha Kishave”. Është qartë se bëhët fjalë për një “shenjë”, sepse të krishterët re dinë shumë mirë se Zoti nuk është i lidhur për vend të posaçëm e konkret.
Qysh në kohën e Salomonit kuptohetj se nuk mund të përmbahej brenda një shtëpia Ai që as Qiejt nuk arrijnë ta përmbajnë ( Leximi I). Jezusi e evokon këtë të vërtetë të thjeshtë të trashendencës hyjnore në bisedën e tij me gruan samaritane e cila donë të sigurohet “mbi vendin në të cilin duhet adhuruar” Zotin. Jezusi na ka zbuluar e dëftuar se plotësia e hyjnisë, që banon në Të, bëhet e dukshme në “Korpin” e tij, formuar prej “adhuruesve që adhurojnë Zotin në shpirt e në të vërtetë” (Ungjilli). Në të vërtetë, siç kumtohet në lutjet e kësaj feste të Mesharit Romak, “Zoti ka dashur të banojë aty ku është i mbledhur në lutje populli i tij, që të gjithë ne të bëhemi tempulli i Shpirtit të Shenjtë, në të cilin shkëlqen shenjtëria e bijve të tij”. “Gurët e gjallë” të impenjuar për ndërtimin e tempullit të gjallë të Zotit, jemi pikërisht ne (Leximi II).
Ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.