(07.11.2008 RV)Kremtimet e 2 nëntorit në Kosovë. Ata që vdekja i ka thirrur
të kalojnë nga koha në amshim kanë nevojë për lutjet tona, që na kujtojnë besimin
në ngjalljen e të vdekurve. Në dritën e misterit të Pashkëve të Krishtit, përmes
vdekjes në mbarim të jetës shkëputemi nga çdo gjë tokësore, humbasim gjithçka na
lidhte me këtë jetë, por jo hirin për virtyt të të cilit jemi të lidhur në mënyrë
të pazgjidhshme me misterin e Krishtit të Gjallë. Kur Fjala hyjnore, e mishëruar në
Jezusin, erdhi të banojë në botë, i solli njerëzimit lajmin e gëzuar të jetës së pasosur.
Ky lajm shprese arrin deri në thellësinë e varreve, në sa hapet përfundimisht rruga
që çon në Tokën e premtuar. Të njohësh Krishtin do të thotë të njohësh Atin Qiellor
e të njohësh Atin do të thotë të hysh në bashkimin real me vetë Zanafillën e Jetës,
të Dritës, të Dashurisë. Kështu të vdesësh nuk do të thotë të mbarosh, por të arrish
në cakun e dëshiruar, në atdheun qiellor, në jetën e përjetshme në Zotin. Po ti
kthehemi kremtimit të 1 e 2 nëntorit në Prishtinë e të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt..........