2008-11-05 17:22:30

Mesazhi i Papës drejtuar presidentit Barak Obama


(05.11.2008 RV)Papa, përmes ambasadës së SHBA-ve pranë Selisë së Shenjtë, i dërgoi një mesazh presidentit të zgjedhur, Barak Obama, në të cilin, duke e uruar atë e familjen e tij e duke e quajtur këtë zgjedhje ngjarje historike, e siguron se i lutet Zotit ta ndihmojë në kryerjen e detyrave të larta në vend e në bashkësinë ndërkombëtare. Këtë njoftim ua dha gazetarëve drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi:00:01:03:43
 
Detyra e presidentit të SHBA-ve është me përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe, e ka të bëjë jo vetëm me vendin e vet, por me gjithë botën, duke pasur parasysh peshën që SHBA-të kanë në të gjitha fushat e skenës botërore. Prandaj, të gjithë i urojmë presidentit të ri Obama t’u përgjigjet shpresave që mbështeten në të, duke shërbyer me efikasitet ligjin e drejtësinë, e duke gjetur rrugët e përshtatshme për të nxitur paqen në botë; duke favorizuar zhvillimin dhe dinjitetin e personave në respektimin e vlerave thelbësore njerëzore e shpirtërore. Besimtarët ta lusin Zotin që ta shndritë e ta ndihmojë në këtë detyrë të rëndësishme.







All the contents on this site are copyrighted ©.