2008-11-04 16:22:22

18 vjetori i Meshës që shënoi rifitimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri


(04.11.2008 RV) Më 4 nëntor, Kisha katolike në Shqipëri e Kryeipeshkëvija e Shkodrës përkujtuan 18 vjetorit e kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varreza të qytetit (04.11.1990) nga dom Simon Jubani, që shënoi rënien e regjimit të diktaturës ateiste komuniste dhe rifitimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri.
Shkodranëve u takon merita e rivendosjes së demokracisë në Shqipëri. Pas dekadash të tëra të ndalimit të fesë në Shqipëri nga regjimi ateist e komunist, dom Simon Jubani, meshtar katolikë para 18 vjetësh kremtoi meshën e parë në Shkodër duke përuruar rifitimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri.
Dom Simon Jubani njihet si një nga njerëzit e meshtarët që ka vuajtur gjithë jetën në burgje komuniste dhe që sfidoi regjimin komunist duke kremtuar të parën Meshë më 4 nëntor 1990 para në kapelën e varrezave të Rrmajit, duke u bërë kështu nismëtari i rihapjes së Kishës në Shqipëri kur komunizmi nuk ishte rrëzuar ende. Po perkujtojme kete pervjetor me nje fragment nga intervista me dom Simon Jubanin....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.