2008-11-03 18:26:07

Dëshmi për martirizimin e Dom Ndre Zadêjës.


(03.11.2008 RV)Dëshmi nga Gjergj Laca:
Gjergj Laca, seminarist në Seminarin Papnuer, kujton tekstin e këngës shkruar nga martiri Mark Çuni, shok i seminarit, në kujtim të Dom Ndre Zadêjës, të nesërmen e pushkatimit, këngë që nuk u këndua kurrë, sepse retë e zeza, sollën stuhi edhe më të zeza…
Ja një fragment i këngës së pakënduar 1:
… O Dom Ndre Zadêj’ gojtari,
I ambli poet –shkrimtari,
Ti i miri ynë meshtari
U bâne martir i pari!

Dëshmi nga Imzot Frano Illia:
… Vetëm kur permendej emni i tij gjatë vjetëve të territ të thellë, ne, shqiptarve qi e njoftem, na dridhej buza, na pikonte zemra gjak e sytë na lotojshin per ket njeri të sa mirësive, për ket figurë të shqueme të punës, pastertisë e dijes. I vramë në Shkoder mbas mureve të varrezave të Rrëmajit, u gjet i shtrimë përdhé, i mbytun në gjak e në baltë. Ishte e Diella e Larit. U pushkatue, kur besimtarët pregatiteshin me fillue Javen e Madhe, Javen e Mundimevee të Krishtit e të katolikëve shqiptarë, që e ndoqen me kryq në krah!

Dëshmi nga Atë Zef Pllumi:… Erdh lajmi se e kishin zanë Dom Lazër Shantojen, të strehuem te Dom Ndre Zadêja në Sheldi. Dom Ndre Zadêjen e pushkatuen vetem pse kishte strehue në qelë të vet famullitare të Sheldisë kolegun e vet. Të dy ishin shkrimtarë të klerit katolik, Dom Ndre Zadêja kishte studiue në Austri. Qe bâ shumë i dashtun për rininë shkodrane, prej dramave të shkrueme me subjekt nga legjendat e historia kombtare.

Vargje nga melodrama “Ruba e Kuqe” e dom Ndre Zadêjës:

 
"Kurse rashë dëshmor për dhé,
Nuk kam dekë un, por kam lé.
Pse per ty u bâna fli
O e bukura Shqypní!".

 

1 Marrë nga Libri “Tragjedia edhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri”, dëshmi të mbledhura nga Dr. Pjetër Pepa, fq. 390-391







All the contents on this site are copyrighted ©.