2008-11-02 17:09:41

Shenjtorët e javës


(2.11.2008 RV)RealAudioMP3 Sot, e diela e 31-të e vitit kishtar, u përkujtuan të gjithë besimtarët e kaluar në jetën e amshuar. Vullneti shëlbues i Atit të Gjithpushtetshëm realizohet përmes misionit të Jezusit. Kush beson në Të ka jetën e pasosur.


Nesër, më 3 nëntor, Kisha përkujton shën Martinin de Porres, Shën Silvien e shën Ubertin. Lum të urtët e të pastrit në zemër.


Shën Karl Borromeu ipeshkëv festohet të martën. Lavdi ty o Zot, ndër të gjithë shenjtorët. Po më 4 nëntor përkujtohet edhe shën Modesta.

Më udhëhiq me dritën tënde o Zot, në rrugën time. Të mërkurën përkujtohen shën Domnini e Teotini.

Kush kërkon Zotin do të gjejë gëzimin. Kështu e gjetën edhe shenjtorët, festa e të cilëve bie të enjten, më 6 nëntor. Ata janë shën Leonardi de Noblak e shën Severi i Barcelonës.

Të premten e ardhshme, Kisha katolike përkujton shën Baldin e shën Prosdoçimon. Të mos ia kushtojmë krejt vëmendjen vetëm punëve të kësaj bote, por të kujtojmë se jemi bij të dritës.

I bekuar është ai që jep gjithçka me gëzim. E shtuna, 8 nëntor, është dita e shën Gofredit nga Amiensi, e të Lumit Duns Skot dhe e shën Teodorit.








All the contents on this site are copyrighted ©.