2008-10-31 17:44:15

Papa Benedikti XVI karizmatikëve: “Lëvizjet kishtare janë burim i çmuar për Kishën”.


(31.10.2008 RV)RealAudioMP3 “Të thellohet dialogu ndërmjet barinjve dhe lëvizjeve kishtare, burim i çmuar që Kisha duhet ta vlerësojë” - këtë theksoi sot Papa në takimin me Vëllazëritë katolike të Shoqatave dhe të bashkësive karizmatike të Besëlidhjes, që organizuan në Asizi një Konferencë ndërkombëtare me temë: “Ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar, fuqi e Hyjit e dije e Hyjit”. Kujtojmë se sot numri i karizmatikëve në botë ka arritur në 500 milionë, nga të cilët, 120 milionë katolikë.
Në takimin me karizmatikët, ndërmjet tjerash Papa ripohoi konceptin, që e ka theksuar disa herë:

“Lëvizjet kishtare dhe bashkësitë e reja, që lulëzuan pas Koncilit II të Vatikanit, janë dhuratë e veçantë e Zotit dhe burim i çmuar për jetën e Kishës. Duhen mirëpritur me besim e duhen vlerësuar për kontributin e tyre të rregullt e të frytshëm në shërbim të të gjithëve”.

 Në përfundim Papa, duke kujtuar Katekizmin e Kishës katolike, nënvizoi vlerën dhe rëndësinë e karizmave të reja në Kishë, vërtetësia e të cilave garantohet, pastaj, nga gatishmëria e tyre për t’iu nënshtruar gjykimit nga ana e autoriteteve kishtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.