(31.10.2008 RV)Shën Alfonsi Rodriguez
lindi më 25 korrik 1533 në Segovia të Spanjës në një familje që merrej me tregtimin
e leshit dhe me endjen e stofave. Studioi me sukses në kolegjin e jezuitëve të Alkalasë
dhe, në moshën 23 vjeç, pas vdekjes së së t'et, u detyrua të kthehej në shtëpi, për
të drejtuar ndërmarrjen e vogël familjare. Dukej sikur gjithçka ishte kundër tij:
puna nuk i interesonte fare, brënda pak vjetësh i vdiq bashkëshortja, me të cilën
ishte martuar në vitin 1560 e, menjëherë pas saj, humbi të dy fëmijët dhe gjithë
pasurinë e trashëguar. U bë i ngjashëm me Jobin e Shkrimit Shenjt. I shtypur nën
peshën e padurueshme të jetës, më 1569 Alfonsi u transferua në Valencia, ky hyri
ndër jezuitë. Më 1571 u dërgua në Kolegjin e Malit të Sionit të Palma di Majorkës,
vend në të cilin jetoi shenjtërisht deri më 31 tetor 1617, ditë kur u nis për të filluar
një jetë më të mirë. I lumnuar më 1825, Alfonsi do të shpallej shenjt më 1888.La trashëgim
shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë e pa kushte. Shkruan Shenjti:
“Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja si të shërbejnë të gjitha
krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku” dhe “Dashuria më e madhe është t’i
bindesh Zotit”.