2008-10-31 17:46:07

Gjendje dramatike në Goma të Kongos. Mijëra civilë të shpërngulur


(31.10.2008 RV)RealAudioMP3 Rëndohet emergjenca humanitare në Kivun e Veriut, në Republikën Demokratike të Kongos. Nga çasti në çast, pritet që në Goma, qyteti kryesor i zonës, të hyjnë rebelët tutsi të gjeneralit Laurent Nkunda. Flitet për një mision të Bashkimit Evropian, por vetë gjenerali ka deklaruar se nuk ka misio n që mund ta ndalojë hyrjen e tij në Goma. Ndërkaq, konflikti që vazhdon prej muajsh, rrezikon të kthehet në emergjencë humanitare, siç denoncojnë Karitasi e organizata “Mjekët pa kufi”. Jashtë qytetit janë idetifikuar tashmë 31 raste me kolerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.