2008-10-29 18:44:21

Tërmet në Pakistan: mëse 215 viktimat, 15 mijë pa shtëpi


(30.10.2008 RV)Pikërisht tri vjet pas tërmetit të tmerrshëm të tetorit 2005, një tërmet i ri lëkund frikshëm tokën e Pakistanit. Vala më e madhe prej 6.2 ballësh të shkallës Rihter, goditi gjatë natës së pardjeshme pjesën perëndimore të vendit, në kufi me Afganistanin. Ndërsa valë të tjera tërmeti, më të vogla, vazhdojnë të godasin zonën, rritet edhe numri i viktimave. Sipas qeverisë, ato janë 215 vetë e me mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi. Për momentin, Islamabadi nuk ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare, por pranon këdo që dëshiron ta ofrojë atë.







All the contents on this site are copyrighted ©.