2008-10-29 15:58:04

Tirana pasurohet me një Kishë të re kushtuar 'Zojës Ndihmëtare'


(29.10.2008 RV)Kryeqyteti i Shqipërisë pasurohet me një Kishë të re katolike. Të shtunën më 25 tetor u bë kushtimi i kishës famullitare ‘Zoja Ndihmëtare’ pranë qendrës sociale ‘Don Bosko’ në lagjen Laprakë të Tiranës. Kishën e re në nder të Virgjërës Mari, Zojës Ndihmtare e shuguroi kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit imzot Rrok Mirdita, gjatë meshës solemne në bashkëkremtim me famullitarin, salezianin shqiptar don Dominik Qerimin e shumë ipeshkvij, meshtarë e rregulltarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare.
Kisha e re ‘Zoja Ndihmtare’ është fryt i veprimtarisë dhe përkujdesit të Salezianëve, të cilët me qendrën e tyre sociale ‘Don Bosko’ e me shkolla profesionale, prej mese 17 vitesh ndihmojnë e punojnë në formimin e të rinjve të Tiranës pa dallim feje, e tani me ndihmën bujare të miqve, kanë ndërtuar edhe Kishën për besimtarët e shumtë që përbëjnë bashkësinë e katërt kishtare katolike të Tiranës. Mbi kremtimin e shugurimit të Kishës së re ‘Zoja Ndihmtare’ e domethënien e saj, nga Tirana me telefon flet famullitari don Dominik Qerimi, SDB, ta dëgjojmë...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.