2008-10-29 18:44:50

Presidenti libanez në Romë e në Vatikan


(29.10.2008 RV)Vizitë zyrtare në Romë e në Vatikan për presidentin libanez Mishel Sulejman, të zgjedhur më 25 majin e kaluar, pas një stanjacioni politik, që zgjati një vit e gjysëm. Sulejman, 59 vjeçar, ish-kryetar i Ushtrisë, do të pritet nesër nga autoritetet italiane, ndërsa të premten, më 31 tetor do të takohet në audiencë me Papën Benedikti XVI. Vizita e presidentit libanez kryhet vetëm pak ditë para një sesioni të ri dialogu kombëtar ndërmjet forcave të ndryshme politike të vendit, që do të mbahet më 5 nëntor. Pika më problematike mbetet çarmatosja e lëvizjes Hezbollah, të cilën grupi shiit vazhdon ta refuzojë me pretendimin se arsenali që disponon i duhet vendit për t’u mbrojtur nga Izraeli.







All the contents on this site are copyrighted ©.