2008-10-29 17:45:44

Në Romë kremtohet Mesha e dritës për Atë Mikele Piçirilon.


(29.10.2008 RV)Sot paradite në Romë iu dha lamtumira e fundit Atë Mikele Piçirilos, françeskan, që e bëri arkeologjinë mjet kumtimi, për të treguar Biblën. Arkeologu françeskan nxori në dritë qindra mozaikë me vlerë të pallogaritshme, me pasion të pakufishëm për Tokën Shenjte e për Lindjen e Mesme, ku arriti t’i kapërcente të gjitha pengesat e vështirësitë. Humbje e rëndë për Kishën, vdekja e françeskanit, që i bëri gurët e lashtë të flasin e të tregojnë historinë e të krishterëve të bashkësive të para.
Mesha për shpirtin e Atë Piçirilos, vdekur të dielën e kaluar në Livorno, u kremtua në bazilikën romake të Shën Andout.







All the contents on this site are copyrighted ©.