2008-10-29 17:44:18

Kardinali Bertone kërkon që Koncili II i Vatikanit të mbrohet nga interpretimet tendencioze.


(29. 10. 2008 RV)“Koncili II i Vatikanit duhet interpretuar në mënyrë të përshtatshme e duhet mbrojtur nga interpretimet tendecioze”. Këtë pohoi kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, në fjalën e hapjes së takimit ndërkombëtar me temë “Koncili II i Vatikanit në papninë e Gjon Palit II”, që vijon në Universitetin Papnor Lateranens.
Për Gjon Palin II – kujtoi kardinali Bertone – qe një sfidë e vërtetë, ashtu siç qe edhe për etërit konciliarë, të cilët u impenjuan ta kuptojnë më thellësisht natyrën e Kishës dhe lidhjen e saj me botën, në mënyrë që të mund të parashikonin një ndryshim të përshtatshëm.
Kardinali Bertone kujtoi më pas se për Gjon Palin II, Koncili ishte Koncil i Kishës, i Krishtit e i njeriut, sepse të flasësh për Jezusin, do të thotë të flasësh për Kishën e, prej këndej, për njeriun.
Pas Koncilit – shtoi sekretari i Shtetit të Vatikanit – në Kishë nisi një lëvizje plot gjallëri, që pati fryte pozitive, por edhe jo pak teprime shqetësuese.Dokumentet konciliare – shtoi në përfundim kardinali Bertone – gjithnjë duke cituar papën Vojtila - nuk e shkëputën Kishën nga e kaluara, por qenë ftesë për t’ia shpjeguar në mënyrë të kuptueshme Ungjillin njeriut të kohëve tona.







All the contents on this site are copyrighted ©.