2008-10-28 16:16:27

Kardinali i Parisit, André Vëngt-Trua ndodhet në Moskë, i ftuar nga Patriku ortodoks rus, Aleksej II


(28.10.2008 RV)Kardinali kryeipeshkëv i Parisit, André Vëngt-Trua ndodhet që nga e diela për vizitë në Moskë, i ftuar nga Patriku ortodoks rus, Aleksej II. Vizita e tij dëshiron të jetë një homazh ndaj martirizimit të Kishës ortodokse gjatë hegjemonisë sovjetike dhe të njohë veprimtarinë e kësaj Kishe në shoqërinë post-komuniste. Kardinali do të qëndrojë në Moskë deri të enjten. Një vit më parë, primati i Kishës ortodokse ruse kreu një vizitë në Francë. Në atë rast, kardinali Vëngt-Trua dhe Patriku Aleksej II u lutën sëbashku në katedralen e Notrë Damë, para relikes së Kurorës me gjemba të Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.