Imzot Zef Gashi: Mesazhi i Sinodit mësim si duhet njohur e dëgjuar Fjala e Zotit
(27.10.2008 RV)Sinodi i Ipeshkvijve mbi Fjalën e Zotit, ka përfunduar. Kujtojmë
se të shtunën e kaluar, janë miratuar 55 propozimet përfundimtare të Asamblesë XII
të përgjithshme të Ipeshkvijve. Teksti, mes tjerash, përmban temën e përhapjes së
Fjalës së Zotit kudo në jetën e besimtarëve e në shoqëri, temën e dialogut ndërfetar
dhe ekumenik, temën e lirisë fetare e përfshirjen sa më të madhe të besimtarëve laikë
në veprimtarinë ungjillëzuese të Kishës. Më tepër mbi mesazhin përfundimtar të Sinodit
të Ipeshkvijve, që posa ka përfunduar në Vatikan, të dëgjojmë kryeipeshkvin e Tivarit,
imzot Zef Gashin.........................