Fratini në Tiranë: Viza të lira që nga 2009-a. Ndoshta central bërthamor në Shqipëri.
(27.10.2008 RV)Italia dhe Shqipëria përforcuan bashkëpunimin në fushën energjitike
dhe industriale, me nënshkrimin e katër marrëveshjeve të reja nga ana e kryeministrit
shqiptar, Sali Berisha dhe ministrit të jashtëm italian, Franko Fratini, për vizitë
në Tiranë. Do të ristrukturohet nënstacioni elektrik i Tiranës 2, parku industrial
i qytetit të Koplikut dhe poli energjitik i Lezhës; janë dhënë 25 milion euro kredi
për ndërmarrjet e vogla e të mesme e është bërë njohja e anasjelltë e patentave të
makinës. Ministri i jashtëm italian, Fratini deklaroi edhe se është i mundur ndërtimi
i një centrali bërthamor në Shqipëri, për të cilin ekzistojnë kontakte dhe se që nga
viti 2009 do të fillojë liberalizimi i vizave për shqiptarët.