Me 23 tetor kalendari kishtar përkujton Shën Gjonin nga Kapestrani.
(23.10.2008 RV)Gjon Kapestrani
ishte 70 vjeç kur, më 1456, u ndodh para portave të Beogradit të kërcënuar nga ushtria
turke. Ishte aty për t'u dhënë zemër trupave të krishtera, i armatosur vetëm me rruzaren
shenjte e me zërin e tij bubullues: "Si duke ecur përpara, ashtu edhe duke u tërhequr,
si duke sulmuar ashtu edhe kur t'ju sulmojnë - bërtiste - thirreni gjithnjë emrin
e Jezusit!". Ky ishte frymëzimi fetar i këtij luftëtari të fesë, sot Pajtor i kapelanëve
ushtarakë, i cili gjithnjë dha mësime me shembull, më parë sesa me fjalë, edhe atëherë
kur iu desh të vinte jetën në rrezik. Sypatrembur, ai luftoi me të njëjtin guxim kundër
padrejtësive, herezive e kundër plagës së tmerrshme të fajdesë. I lindur në Kapestran,
ndërmjet maleve të Gurit të Madh në Itali, më 1386, djalë i një baroni gjerman e i
një gruaje fisnike abruceze, Gjoni, bir i vërtetë i Evropës, do ta përshkonte kryq
e tërthor Kontinentin për t'i shërbyer papës e për të çuar kudo mesazhin e tij të
fesë: nga Italia, në Francë; nga Gjermania në Hungari, nga Polonia në Ballkan.
E sot, në përkujtim të përvjetoritvjetorit të vdekjes së Shenjtit, në Kapestran të
Italisë e në Hungari u përkujtua solemnisht fitorja e ushtrive të krishtera, të udhëhequra
nga Gjon Huniadi e të frymëzuara nga Shën Gjon Kapestrani në betejën e Beogradit,
ku u ndal hovi i hordhive osmane drejt Evropës.