Gjithnjë e më të bashkuar në dëshmimin e Ungjillit.” Letër e Patrikut Aleksit II Benediktit
XVI
(23.10.2008 RV)"Gjithnjë e më të bashkuar në dëshmimin e Ungjillit.” Letër
e Patrikut Aleksit II drejtuar Papes Benediktit XVI Patriku i Moskës dhe i të
gjitha Rusive Aleksi II i ka dërguar një letër papës Benedikti XVI ku shpreh kënaqësinë
e tij “për perspektivat në rritje të zhvillimit të marrëdhënieve të mira” ndërmjet
katolikëve dhe ortodoksve. Është fjala për një përgjigje ndaj një mesazhi shkruar
me dorë nga vetë Papa e dorëzuar më 1 tetorin e kaluar nga kard. Kreshencio Sepe me
rastin e vizitës së tij në Moskë. Fjalët e Aleksit II bashkohen e shkrihen me ato
të Benediktit XVI. Ajo çka i lidh është rrugëtimi nën dritën e Ungjillit dhe brazda
e njëjtë në besimin në Krishtin ku ecin si katolikët ashtu edhe ortodoksët. Duke iu
përgjigjur Papës, Patriku pohon se zbulesa më e madhe e Ungjillit se “Zoti është dashuri”,
duhet të kthehet në “një orientim jetësor për të gjithë ata që e quajnë veten ndjekës
të Jezusit.” Të njëjtën gjë thotë edhe Papa në mesazhin e tij drejtuar Aleksit II
ku shprehet se tek besimi në Jezusin kishte gjetur një “lidhje që bashkon thellësisht
zemrat.”