2008-10-21 15:39:39

Mirënjohje për dëshminë ungjillore të motër Emmanuelle


(21.10.2008 RV)Mirënjohje të pakufi për dëshminë e dashurisë së rregulltares franceze motër Emmanuelle që ka dhuruar jetën e saj në dobi të të mënjanuarve, mbi të gjitha për të varfëritë e të mënjanuarit e Kajros së Egjipit, kështu u shpreh arqipeshkëvi i Parisit, kard. Vingt-Trois, me marrjen e lajmit të vdekjes së rregulltarës franceze, e cila ndërroi jetë pardje në Paris në moshën 99 vjeçare. Shoqata humanitare e bamirëse që mban emrin e motrës Emmanuelle, vazhdon veprën e saj edhe sot, duke ndihmuar fëmijët e varfër në të gjithë botën nga Egjipti, Sudani, Filipinet, India e vendet tjera. Varrimi i rregulltares do të bëhet ë rreth të ngushtë, në përputhje me vet vullnetin e saj. Trishtimi por edhe shpresa janë ndjenjat e atyre që e kanë njohur në Kajro këtë dëshmitare të dashurisë Ungjillore, ku motër Emmanuelle për 20 vjet ka vepruar e ndërtuar kopshte për fëmijë, shkolla e qendra shëndetësore për më nevojtarët. Motër Emmanuelle qe një “grua me zemër e vepra të jashtëzakonshme dashurie vëllazërore për të gjithë e do të na mungojë shumë”, shkruan kryeipeshkvi i Parisit.







All the contents on this site are copyrighted ©.