2008-10-20 18:11:16

Papa në përfundim të vizitës në qytezën e Marisë, lutet për paqen


(20.10.2008 RV)“Shenjtërorja e Pompeit qoftë e hapur për mbarë botën si qendër që rrezaton lutjen e Rruzares e si vend ndërmjetësimi për paqen në botë”: me këto fjalë, të shqiptuara dje pasdite, në sa thoshte bashkë me besimtarët Rruzaren Shenjte, Benedikti XVI e përfundoi vizitën në Pompei. Tepër e ngrohtë pritja që i bënë besimtarët, të cilët ngarendën me mijëra për ta kremtuar këtë Rruzare të jashtëzakonshme, së cilës i printe Pasardhësi i Shën Pjetrit, atje ku gjunjëzohen çdo ditë e i luten Zojës Rruzare t’i ndihmojë për t’i mbartur kryqat e përditshëm, që nuk i mungojnë asnjeriu.







All the contents on this site are copyrighted ©.