2008-10-19 18:40:39

Papa në Pompei: Shenjtërorja e Zojës Rruzare dëshmon se feja e dashuria e bëjnë botën më të mirë.


(19.10.2008 RV)RealAudioMP3 Vizita e Papës Benediktit XVI Shenjtëroren e Zojës së Bekuar të Pompeit afër Napolit në Itali, zemër e lutjes së Rruzares Shenjte. Në Meshën e kremtuar sot paradite në ora 10.30 në sheshin para Shenjtërores së Pompeit, Papa e tregon në lutjen marijane të Rruzares, burimin shpirtëror për familjet e të gjithë besimtarët.
Pas dite, Ati i Shenjtë Jozef Racinger, bashkë me qindra mijëra besimtarë e shtegtarë të ardhur në këtë vend të shenjtë, e luti uratën e Rruzares shoqëruar me meditime.
Gjatë shtegtimit të sotëm marjian, Benedikti XVI ia besoi Kishën e botën mbarë Virgjërës së Rruzares së Pompeit, e po kështu e kujtoi në mënyrë të veçantë edhe Sinodin e Ipeshkvijve që po zhvillohet në Vatikan mbi Fjalën e Zotit, pastaj i kujtoi familjet e, në Ditën e sotme Botërore Misionare kujtoi edhe të gjitha ata persona që anë e mbanë botës janë të angazhuar në kumtimin e Ungjillit. Nga Shenjtërorja e Zojës së Rruzare në Pompei, Papa u bëri thirrje të krishterëve të jenë motori i ripërtëritjes fetare e sociale para rreziqeve e mos vlerave të shumta që dominojnë në shoqërinë e sotme bashkëkohore. Papa bëri thirrje ti themi jo kompromiseve, e ta mbrojmë familjen e rolin e saj themelor në shoqëri.
“Këtu, tek këmbët e Marisë, familjet le ta gjejnë e përforcojnë gëzimin e dashurisë që i mbanë të bashkuara”.
Ky qytet, është pra një demonstrim historik se si Zoti e shndërron botën: duke mbushur përplot me dashuri zemrën e njeriun e duke e bërë një “motor” të ripërtëritjes fetare e sociale. Pompei është një shembull se si feja mund të veproj në qytetin e njeriut, duke nxitur apostuj të bamirësisë që vihen në shërbim të më të vegjëlve e më të varfërve, dhe veprojnë në mënyrë që edhe më të fundit të shoqërisë të respektohen në dinjitetin e tyre e të gjejnë mikpritje".







All the contents on this site are copyrighted ©.