2008-10-16 16:46:48

Papa mbi 10 vjetët e encikiklës Fides e ratio: Kisha mbron forcën, jo arrogancën, e arsyes


(16.10.2008 RV)RealAudioMP3 Kisha mbron me forcë arsyen e besëlidhjen e vet me fenë kundër rrezikut të dyfishtë të arsyes së ligsht , e paaftë të gjejë të vërtetë, e të një arsye arrogante që do të donte të zëvendësonte Zotin në jetën e njeriut. Kështu tha Papa në fjalimin e tij drejtuar sot paradite në Vatikan pjesëmarrësve të Kongresit Ndërkombëtar organizuar nga Universiteti Papnor i Lateranit, më rastin e përvjetorit të botimit të Enciklikës “Fides et Ratio” (Feja e Arsyeja).
Benedikti XVI nënvizoi “aktualitetin” e rëndësishëm të Enciklikës Fides et Ratio të Gjon Palit II edhe për ditët tona, sepse ky dokument “karakterizohet për hapjen e madhe ndaj arsyes, sidomos në një periudhë në të cilën teorizohet ligështia”:
Kisha....ka dashur ta mbrojë forcën e arsyes e aftësinë e saj në arritjen e së vërtetës, duke e paraqitur akoma edhe njëherë fenë si formë të veçantë të njohjes e diturisë, në saje të së cilës arsyeja hapet ndaj së vërtetës së Dëftuar Hyjnore (krh Fidet et radio, 13). Lexojmë në Enciklikën e përmendur se duhet të kemi besim në aftësinë e arsyes njerëzore e kështu të mos i vejmë vetes qëllime tepër modeste. ”Është pikërisht Feja ajo që e provokon dhe fton arsyen të dal nga izolimi e të rrezikohet (flijohet) vullnetarisht për gjithat që është e bukur, e mirë dhe e vërtetë. Kështu feja bëhet avokate e bindur dhe bindëse e arsyes’ (n.56)”.
Sot – vijoi Papa Benedikti XVI – “është verifikuar një rrëshqitje nga një mendim kryesisht spekulativ në një mendim më shumë eksperimental. Kërkimi është zhvilluar sidomos në vështrimin e natyrës duke tentuar të zbulohen sekretet. Dëshira për të njohur natyrën pastaj është shndërruar në vullnetin për ta riprodhuar atë”:
Ky ndryshim nuk ka qenë pa dhimbje: evoluimi i koncepteve ka prekur marrëdhëniet ndërmjet fesë e arsyes me qëllim që të sjell njërën dhe tjetrën të ndjekin rrugë të ndara e të ndryshme. Arritjet shkencore e teknologjike, me të cilat feja është përherë e më tepër e ftuar dhe e provokuar të ballafaqohet, ka modifikuar konceptin e lashtë të arsyes; në një farë mënyre, e ka mënjanuar arsyen që e kërkonte të vërtetën e fundit të sendeve për ti krijuar hapësirë një arsyeje që paguan për të zbuluar të vërtetën e mundshme të ligjeve të natyrës”.
Këndej ripohohet rëndësia e kërkimeve shkencore dhe e zbulimeve të saj:
“Feja, nga ana e saj, nuk i frikohet progresit të shkencës e zhvillimeve në të cilat çojnë arritjet e saj, kur këto kanë si finalizim ( cak të vetin) njeriun, mirëqenien e tij dhe përparimin e mbarë njerëzimit. Siç përkujtonte autori i panjohur i Letrës së Diognetit: ‘Pema e dijes nuk vret, por pa dëgjesa. Nuk ka jetë pa shkencë, as shkencë të sigurt pa jetë të vërtetë’ (XII,2.4). Megjithatë, ndodhë, që jo gjithmonë shkencëtarët i orientojnë kërkimet e tyre për këto qëllime. Fitimi i lehtë apo, edhe më keq, arroganca për të zëvendësuar Krijuesin, nganjëherë luajnë, roli vendimtar”.
Mendjemadhësia e arsyes – pohon Papa – “mund të marrë karakteristika të rrezikshme për vet njerëzimin”. Nuk është fjala për të “kufizuar kërkimin shkencor”, por për të vigjiluar në mënyrë që t’i përmbahet “brazdave të shërbimit të saj për të mirën e njeriut”. Shkencëtari pastaj duhet të ketë një qëndrim të përvuajtur sepse “nuk krijon asgjë”, por thjesht “zbulon” të vërtetën që veç ekziston në natyrë të krijuar prej Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.