2008-10-15 15:56:04

Sinodi: reflektim i Papës mbi ekzegjezën biblike. Kujdes nga leximi shekullarizues e pa fe i Biblës.


(15.10.2008 RV)Papa ndërhyn jashtë programit në punimet e Sinodit dhe tërheq vëmendjen të jemi të ruhemi nga leximi shekullarizues dhe pa fe i Biblës
Reflektimet e Papës Benediktit të XVI mbi vlerën e ekzegjezës biblike, ishte momenti qendror dje, në punimet e Sinodit të Ipeshkvijve, që po zhvillohet në Vatikan mbi Fjalën e Zotit. Në mënyrë të veçantë, Ati i Shenjtë Jozef Racinger iu referua dokumentit ‘Dei Verbum’ , Kushtetutës dogmatike mbi Dëftimin Hyjnor njërit prej dokumenteve kryesore të Koncilit të II të Vatikanit .
Për ta lexuar Biblën, shkenca është themelore, por jo e mjaftueshme, ndihmon të kuptojmë se Shkrimet e Shenjta Biblike nuk janë mitologji, por histori e vërtetë, mirëpo shkenca mund edhe të rrezikon ta mendojë e konsiderojë Biblën si një tekst që i përket së kaluarës. Prandaj metoda historiko-kritike duhet kompletuar me leximin e Biblës me fe, në gjirin e bashkësisë, sipas traditës, magjisterit e etërve të Kishës.
Kjo me pak fjalë është domethënie e ndërhyrjes së Papës dje në sallën e Sinodit të Ipeshkvijve mbi Fjalën e Zotit. “Metoda historiko-kritike – tha Papa Racinger duke folur pa tekst para pjesëmarrësve të Sinodit – sjell shumë elemente të mira e të dobishme për ti kuptuar tekstet biblike si histori të vërtetë e ta kuptojmë njësinë e thellë të tërë Biblës, mirëpo – tërhoqi vërejtën Benedikti XVI – mund të sjell ta mendojmë e konsiderojmë Biblën si një libër që ka të bëjë vetëm me të kaluarën. “Kujdes ndaj rreziqeve të një ekzegjeze ekskluzivisht historiko-kritike, - tha Papa, sepse duhet ti konsiderojmë edhe rreziqet që sjell kjo metodë shkencore. “Nëse zhduket hermeneutika e fesë – tha Benedikti XVI – në vendin e saj afirmohet hermeneutika pozitiviste apo shekullarizuese , sipas së cilës hyjnorja nuk shfaqet (duket) në histori. E kështu gjithçka reduktohet në njerëzoren, si rrymën kryesore e ekzegjegjes në Gjermani, e cila mohon ngjalljen e Krishtit e themelimin e Eukaristisë nga ana e Birit të Zotit”.
Duke folur para etërve sinodal, të mbledhur në Vatikan mbi temën e Fjalës së Zotit, Benedikti XVI iu referua kryesisht, dokumentit mbi interpretimin e Biblës në Kishë botuar nga Komisioni Biblikë Papnor më 1992, Komision i udhëhequr prej tij në cilësinë e prefektit të Kongregatës së Vatikanit për doktrinën e fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.