2008-10-15 18:18:05

Ipeshkvijtë kongolezë japin alarmin për dramën humanitare që po konsumohet në rajonin afrikan, Kivu.


(15.10.2008 RV)Pas thirrjes së Papës për paqen në Veri të Kivu, edhe ipeshkvijtë kongolezë japin alarmin për dramën humanitare që po konsumohet në rajonin afrikan të Kivu, që vazhdon të jetë teatër i një konflikti pa fund. Këtyre ditëve guerilja, e udhëhequr nga Laurent Nkunda, me mbështetjen e forcave ruandeze, ka pushtuar zona të tëra tek porta e kryeqytetit Goma.







All the contents on this site are copyrighted ©.