2008-10-14 17:39:17

79 vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit OFM


(14.10.2008 RV)RealAudioMP3 Duke shfletuar kalendarin historik, përkujtojmë sot 79 vjetorin e vrasjes së françeskanit shqiptar At Shtjefën Gjeçovit. Po përkujtojmë figurën e tij poliedrike e të rëndishme për kishën e kulturën shqiptare, me sivëllain e tij të ri françeskan, Atë Ndue Kajtazin nga Zymi, vend ku Atë Shtjefën Gjeçovi e dha jetën për Krisht e Popull të tij shqiptar.
Ta dëgjojmë bisedën që zhvilluam me fratit e ri Atë Ndua Kajtazin nga kuvendi françeskan i Gjakovës..........RealAudioMP3
Françeskani Shqiptar nga Janjeva afër Prishtinës, Atë Konstantin Shtjefën Gjeçovi lindi më 12 korrik 1874. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ku u dallua për zgjuarsi, karakter e vullnet të fortë, cilësi këto që i ranë në sy edhe priftit të Janjevës i cili u propozoi prindërve të tij ta dërgonin në një shkollë më të mirë siç ndodhi që shkojë në kolegjin e Françeskanëve në Troshan e pastaj në Shkodër për të vijuar studimet e larta në Bosnje.
Pas mbarimit të studimeve, i pajisur me dije e kulturë të lartë e të rrallë, Atë Gjeçovi 22 vjeçar kthehet në mesin e popullit të vet shqiptar, ku si meshtarë i ri françeskan filloi përhapjen e diturisë së fituar aty ku shërbente si meshtarë, si në Troshan, Rubik, Laç, Zarë, Shkodër, Gomsiq, Sapë, Theth, Prekal, Vlorë, Pejë, Gjakovë e Zym afër Prizrenit ku edhe u vra mizorisht më 14 tetor të vitit 1929.
Atë Shtjefën Gjeçovi, figurë e ndritur e rilindjes Kombëtare Shqiptare, e deshi aq fort popullin dhe Atdheun sa jetën e vet e vulosi me gjak dhe dëshmoi me veprën e vet. Rruga qe iu mbyll me vdekjen tragjike, ishte vazhdim i një veprimtarie patriotike te gjate, qe e pat filluar qysh herët, në vitet e fundit të shekullit XIX. Fjalëve që shkroi kur ishte i ri 26 vjeçar: “Ngrehuni burra, çohuni trima...Liri te lypim, te lypim hakun”, ia u mbeti besnik deri ne vdekje, duke kërkuar “hakun” për popullin, jo vetëm ne kuptimin e lirisë nga robëria e pushtuesve te huaj, por edhe te lirisë nga sunduesit feudale-bajraktarë vendas qe rendonin mbi te. Këtë liri Atë Gjeçovi e kërkoi edhe ne kuptimin e njohjes se popullit, te rolit te tij si krijues i vlerave me autentike te kulturës popullore kombëtare shqiptare. Kjo ishte gurra qe frymëzoi vazhdimisht te gjithë veprimtarinë e Atë Shtjefnit si patriot, se mësues, si letrar, teologe e shkencëtar.
Po kujtojmë disa nga veprat e tija:
“Dashuria e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, botimi i “Kanunit te Leke Dukagjinit”, vepra “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli – përkthim i lire i dramës me 3 akte te Pjeter Metasatasit, “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark mbas A.F. prej Bergamos dhe vepra e fundit teologjike “Shpërblesi i botes ase Jeta e Jezu Krishtit”, të cilën e shkroi me qellim qe te mësojë dhe edukoje popullin ne frymën e gjuhës shqipe dhe ne frymën e dashurisë se Jezusit.







All the contents on this site are copyrighted ©.